Liderët e Bundesligës, Bayern Munich së bashku me Adidas kanë zbuluar fanellat e reja vendase të klubit për sezonin 2020/21.

Fanella, e cila përmban ngjyrat klasike të klubit të kuq dhe të bardhë, megjithatë nuk është shumë i ndryshëm nga fanellat e këtij sezoni.
Ndërsa fanellat e sezonit aktual nuk kanë skaj të bardhë në jakë dhe në mëngë, atë të sezonit të ardhshëm kanë disa skaje të modifikuara mirë, të cilat i japin fanellës së kuqe një pamje me cilësi të lartë, transmeton lajmi.net.
Një veçori e veçantë në fanellat e sezonit të ardhshëm është motoja e klubit të “Mia san mia”, e cila është shkruajtur në qafë.
Çorapet e kuqe kompletojnë fanellat e Bayern për sezonin e ardhshëm si vendas, ndërsa portierët kanë ngjyrën blu dhe jeshil.
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1270627409729957889?ref_src=twsrc%5Etfw

