Drita e Ardian Nuhiut fiton Flamurtarin

Drita e Ardian Nuhiut ka fituar Flamurtarin me rezultat 1:0.

Gjilanasit kanë mposhtur skuadrën e vogël të kryeqytetit të Kosovës për tri pikë tejet të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit dhe një vend që dërgon në Evropë.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Astrit Fazliu, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë, pas asistimit të Xhevdet Shabanit.

Me këtë fitore, Drita shkon në 46 pikë dhe merr përkohësisht kreun e tabelës, duke shpresuar tashmë për një hap fals të Ballkanit.

Flamurtari mbetet me 28 pikë, për pozitën e tetë në tabelë. Një fitore e Trepçës 89 vendos Flamurtarin në pozitën që bie nga liga. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close