Dusseldorf dhe Hoffenheim ndajnë pikët – paraqitje solide e Valon Berishës

Me rezultatin 2:2 është mbyllur ndeshja e xhiros së 30-të, mes Dusseldorf dhe Hoffenheim, shkruan lajmi.net.

Vendasit e Dusseldorf kaluan në epërsi qysh pas minutës së pestë, kur Hennings dërgoi topin në rrjetë.

Katër minuta më vonë, punët u vështirësuan për Hoffenheim, pasi Huebner u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 16’, Hoffenheim barazoi me anë të Dabbur, kurse 2 minuta më vonë vendasit gabuan nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Steven Zuber i dha epërsinë e parë skuadrës së Hoffenheim, me golin e shënuar në minutën e 61’.

Hennings mori një pikë për Dusseldorf, kur shënoi golin e dytë personal, në minutën e 76’, nga penalltia.

Dusseldorf numëron tashmë 28 pikë dhe vazhdon të jetë në zonën e rrezikut, kurse Hoffenheim me 43 pikë mbanë pozitën e gjashtë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close