Gazeta nga Torino, La Stampa, raporton se Juventus, pasi ia “mori nga duart” Interit, Dejan Kulusevskin, të njëjtën gjë do të përsërisë edhe me Marash Kumbullan.

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronas, Marash Kumbulla, është një hap larg transferimit te Juventus.
Madje sipas La Stampa, tashmë një marrëveshje pesë vjeçare mes Juventusit dhe lojtarit është arritur.
Transferimi i Kumbullas do t’i kushtojë Juventusit 32 milionë euro.
Marash Kumbulla është rritur te skuadra e të rinjve te Hellas Verona, skuadër e cila edhe i mundësoi debutimin në Serie A.

