Chelsea me kërkesë të veçantë për Premierligën: Të lejohen nëntë lojtarë në bankën rezervë

Kjo do të bënte që numri i futbollistëve në ndeshje të rritet nga 18 në 28 pasi 18 aksionarët e Premierligës do të takohen ditën e enjte përpara votimit më 11 qershor.

Premierliga gjithashtu do të diskutojë nëse do të lejojë menaxherët të rrisin numrin e zëvendësimeve nga tre në pesë, por kjo nuk është diçka që u propozua për herë të parë nga Blutë, përcjell lajmi.net.

Të dyja këto masa janë përdorur në planin e rifillimit të suksesshëm në Bundesligë pasi pandemia e koronavirusit ndërpreu futbollin nëpër ligat më të mira të Evropës.

Një nga shqetësimet për rifillimin pas mbi tre muajsh pa gara konkurruese është skenari i mundshëm i një rritje të dëmtimeve pasi futbollistët përgatiten për ndeshje pa një para-sezon të duhur paraprak. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close