EKSKLUZIVE | Jeton Beqiri pranë transferimit te Gabala në Azerbajxhan! 

Jeton Beqiri është shumë pranë një aventure të re në karrierë, me trajnerin që pritet të vazhdojë rrugëtimin te Gabala në Azerbajxhan.

Beqiri, i cili sezonin 2024/2025 u shpall kampion me Shkëndijën e Tetovës dhe ishte pjesë e rrugëtimit historik evropian të kuqezinjve, duke arritur deri në fazën e play-off-it të UEFA Conference League, pas ndarjes me klubin tetovar pati disa oferta nga Shqipëria dhe Kosova. Megjithatë, ai vendosi të presë dhe të zgjedhë me kujdes destinacionin e radhës. Sipas informacioneve të Sportmanias, Beqiri aktualisht ka edhe një ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe një ofertë serioze nga Bjellorusia, por duket se tetovari i ka dhënë fjalën Gabalës dhe pritet ta respektojë marrëveshjen për të kaluar në Azerbajxhan.

Nëse transferimi finalizohet, Beqiri do të nisë një kapitull të ri ndërkombëtar në karrierë pas eksperiencës në Arabinë Saudite, ku ishte pjesë e akademisë së Al-Jabalainn. Bashkë me të në Azerbajxhan pritet të shkojë edhe një pjesë e stafit me të cilin bashkëpunoi te Shkëndija, asistenti Buran Emrullai dhe video analisti, Arvid Bregasi.

Për Beqirin, kalimi te Gabala do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close