Berat Jakupi inauguron Qendrën Sportive ASIART, një investim i ri në shërbim të sportit dhe jetës së shëndetshme

Sporti dhe rekreacioni në rajonin e Pollogut kanë fituar një tjetër hapësirë moderne, pasi ish-futbollisti dhe sportisti i njohur, Berat Jakupi, ka bërë hapjen solemne të Qendrës Sportive ASIART.

Ceremonia e inaugurimit mblodhi mysafirë të shumtë, sportdashës, miq dhe personalitete nga jeta publike, ndërsa një nder i veçantë për organizatorët ishte prania e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili me pjesëmarrjen e tij i dha një peshë të veçantë këtij eventi.

Në mesazhin e tij, Jakupi shprehu mirënjohje për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij momenti të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja dhe prania e tyre përbëjnë motiv shtesë për të vazhduar investimin dhe angazhimin në shërbim të sportit dhe promovimit të një jete të shëndetshme.

Qendra Sportive ASIART synon të ofrojë kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive, ndërsa aktivitetet nisën menjëherë me një stërvitje promovuese CrossFit, të hapur pa pagesë (vetëm për sonte) për të gjithë të interesuarit.

Një tjetër investim i rëndësishëm që pasuron infrastrukturën sportive dhe promovon kulturën e aktivitetit fizik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close