Angazhim i ri në Shqipëri për Qatip Osmanin.

Sportmania mëson se marrëveshja tashmë është arritur dhe tekniku tetovar në fillim të javës pritet të prezantohet te skuadra e tij e re. Bashkë me “Qato”-n te KF Laçi do të jetë edhe ndihmësi i tij Bashkim Livoreka nga të cilët kërkohet ndërtimi i një ekipi pretendent i skuadrës kurbinase për sezonin e ri.
Legjenda e KF Shkëndija, si futbollist dhe trajner, rikthehet kështu në futbollin shqiptar, ku më parë drejtoi Vllazninë e Shkodrës, me të cilët shkoi shumë pranë fitimit të titullit kampion.
56-vjeçari pritet të nisë menjëherë punën për ndërtimin e ekipit të Laçit, në prag të një sezoni që parashikohet mjaft konkurrues në elitën e futbollit shqiptar./Sportmania/

