Dejvis Mesiti, muri i Shqipërisë U15, gati për një ndeshje tjetër të madhe ndaj Maqedonisë

Kombëtarja e Shqipërisë U15 do të përballet nesër me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e dytë kontrolluese mes dy përfaqësueseve. Takimi i parë përfundoi me fitore bindëse të kuqezinjve, të cilët triumfuan me rezultatin 4:1.

Një nga lojtarët që spikati në përballjen e parë ishte mbrojtësi qendror Dejvis Mesiti. Talenti i ri zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në repartin defensiv, duke treguar siguri, qetësi dhe cilësi të larta në lojë. Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re, pasi tërhoqi vëmendjen edhe të disa skautëve italianë, të cilët kanë shfaqur interesim për një transferim të tij në futbollin në Itali. 

Mesiti, i cili aktivizohet me ekipin e Teutës, ku është edhe kapiten i skuadrës, pritet të jetë sërish një nga pikat kyçe të Kombëtares U15 në sfidën e nesërme ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Mbrojtësi i talentuar do të ketë një tjetër mundësi për të shfaqur potencialin dhe aftësitë e tij në arenën ndërkombëtare./Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close