Omeragic për Bashkimin: Nuk mund të dënojmë klub pa vendim të gjykatës

Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, foli hapur për disa tema në brifingun e sotëm të organizuar nga Federata e Futbollit e Maqedonisë.

Në lidhje me pyetjen për Bashkimin, ai sqarojë disa dilema. Omeragiq zbuloi se FFM-ja nuk ka të drejtë të veprojë duke përjashtuar ndonjë klub nga liga, derisa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë.

“Gjithmonë do të ketë ndeshje të dyshimta. Ne marrim njoftime nga UEFA dhe kurrë nuk veprojmë me iniciativë personale. Nuk kemi burime dhe as informacione të mjaftueshme për të zhvilluar hetime. Pas çdo ndeshjeje të dyshimtë marrim një raport nga UEFA, me të dhëna konkrete dhe me shpjegime shumë të sakta se si është cenuar integriteti i ndeshjes. Ne jemi të detyruar t’i informojmë institucionet kompetente, përkatësisht dërgojmë shkresë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më pas, organet kompetente e marrin situatën në dorë.

Sa i përket Bashkimit, sa jam në dijeni, procedura ka arritur në gjykatë, me emra dhe mbiemra të personave zyrtarë, trajnerëve dhe lojtarëve. Prokuroria po i ndjek sipas nenit 253, paragrafi 4, për pranimin e paautorizuar të dhuratave. As UEFA dhe as FFM nuk janë gjykatë. Ne mund të veprojmë vetëm pas një vendimi gjyqësor. I kemi pezulluar personat që e kanë pranuar atë që kanë bërë. Megjithatë, për të ndërmarrë masa kundër cilitdo klub, ne duhet të marrim një vendim gjyqësor të formës së prerë. Derisa të marrim një vendim të tillë, nuk do të përjashtojmë asnjë klub tonin”, deklaroi Omeragiq.

Sipas informacioneve, për ndeshjen Kozhufi – Bashkimi, rasti tashmë ka arritur në gjykatë dhe aty do të përcaktohet se kush mban përgjegjësi dhe për çfarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close