Një vit pas tërheqjes, KF Gostivari rikthehet me promovim në Ligën e Tretë

Vetëm një vit pasi u tërhoq nga garat si pjesë e elitës së futbollit vendor, KF Gostivari ka hedhur hapin e parë drejt rikthimit.

Skuadra gostivarase, që këtë sezon garoi në Ligën e Katërt, ka siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën e Tretë për sezonin 2026/27, duke kurorëzuar një kampanjë të suksesshme.

Ndeshja e fundit e sezonit do të zhvillohet nesër me fillim në ora 16:00 në Stadiumin e Qytetit në Gostivar, ku KF Gostivari do të përballet me Besa Dobërdollin. Takimi do të ketë karakter festiv, pasi skuadra tashmë ka siguruar ngjitjen një kategori më lart.

Pas vështirësive të sezonit të kaluar dhe rinisjes nga Liga e Katërt, promovimi i menjëhershëm shihet si një hap i rëndësishëm në rrugën e rikthimit të klubit në nivelet më të larta të futbollit vendor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close