Nesër do të vendosen finalistët e këtij edicioni të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Gjysmëfinalja e kthimit ndërmjet dy Shkëndijave, të Tetovës dhe asaj të Haraçinës do të zhvillohet pasditën e së mërkurës në Kumanovë, tek stadiumi i Bashkimit.
Dueli i parë gjysmëfinal ndërmjet këtyre dy ekipeve shqiptare u mbyll me rezultat 3:2 në favor të tetovarëve, ndërsa nesër pritet një duel tjetër interesant në 90-ta minuta ku do të vendoset kualifikuesi për në finalen e madhe.
Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Sileksi me Ohridin, ku ndeshja e parë u mbyll me barazim 1:1.
Të dyja takimet Shkëndija Haraçinë – Shkëndija Tetovë dhe Sileksi – Ohridi do të zhvillohen të mërkurën, duke nisur nga ora 16:00./Sportmania/

