Amir Rrahmani do të mbetet te Napoli

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani do të vazhdojë të mbetet pjesë e Napolit edhe për disa vite të tjera.

32 vjeçari është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020 dhe ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029. Kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin skadonte në vitin 2027 dhe ai ka refuzuar oferta nga Fenerbahçe dhe klubet arabe për t’i qëndruar besnik Napolit.

Disa gazetarë dhe media në Itali kanë njoftuar se marrëveshja është arritur dhe është nënshkruar tanimë ku mbrojtësi dardan do të marrë pagë 3,8 milionë euro në sezon nga 2,5 sa ishte duke fituar deri më tani. Kosovari kështu do t’i mbetet besnik Napolit dhe pritet që deri në fund të kontratës të bëjë 9 vite qëndrim te skuadra bardhekaltër italiane. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close