Mohamed Salah te Real Madridi!? 

Mohamed Salah po kalon muajt e fundit te skuadra e Liverpulit.

Sulmuesi egjiptian ka njoftuar largimin nga ”Anfield” pas përfundimit të këtij sezoni, por ende nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrierën.

Ka disa klube të interesuara për transferimin e Salah, ku raportohet se e ardhmja e tij do të jetë në Arabinë Saudite.

Por legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, ka ndezur spekulimet për një transferim në klubin mbretëror.

“Salah te Real Madrid? Sigurisht, do ta doja shumë. Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo kuptim të fjalës. Askush nuk mund ta mohojë ndikimin e tij të madh te Liverpooli dhe arritjet që ka bërë, veçanërisht fitimin e Premier Ligës. Do të doja shumë ta shihja te Real Madridi – çdo gjë është e mundur në futboll.

“Salah është lloji i lojtarit që çdo klub në botë do të donte të nënshkruante. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në fushë. Ai nuk është vetëm një lojtar i shkëlqyer, ai është një fenomen i vërtetë futbolli që bën diferencën kudo që luan.”, tha Hierro në një intervistë për ON Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close