Isa Elmazi në sfidë ndërkombëtare në Qipro

Isa Elmazi nga Klubi i Karatesë “Fati” – Tetovë këtë fundjavë do të garojë në turneun prestigjioz Nicosia Karate Open 2026, që zhvillohet më 18–19 prill në Nikosia.

Në këtë event marrin pjesë 684 garues nga 40 ekipe dhe 20 shtete, duke e bërë një nga turnetë më konkurruese për moshat e reja në arenën ndërkombëtare.

Elmazi ka udhëtuar të premten drejt Qipros me motiv të lartë dhe synime të qarta, ndërsa sot do të garojë në kategorinë -76 kg junior.


Duke hyrë në një fazë gjithnjë e më serioze të karrierës, Isa po konfirmon progres të dukshëm dhe stabilitet në paraqitjet ndërkombëtare. Ai numëron edhe pjesëmarrjen e tretë radhazi në ligat botërore për të rinj në Kroaci, një tregues i qartë i nivelit dhe ambicies së tij.


Nga Elmazi pritet një paraqitje dinjitoze dhe një rezultat pozitiv, në linjë me formën që po kalon dhe potencialin që po shfaq si një kampion në ngritje.

Edhe nga Klubi i Karatesë “Fati” mbizotëron optimizmi për një performancë të suksesshme në këtë turne të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close