Omer Memedi i artë në Bordeaux, Trim Ismaili dhe Muhamed Veseli të bronztë

Mundësit shkupjan, anëtar të Km Liria, patën paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Bordeaux, France, duke fituar një medalje të artë dhe dy të bronzta.

Omer Memedi u shpall kampion në kategorinë 97 kilogramë, duke dominuar garën dhe duke fituar medaljen e artë pas një paraqitjeje bindëse.

Trim Ismaili, me tre fitore dhe një humbje, u rendit në vendin e tretë dhe fitoi medaljen e bronztë. Me të njëjtin bilanc prej tre fitoresh dhe një humbjeje, medalje bronzi fitoi edhe Muhamed Veseli. Në luftën për finale, Veselit iu mohua mundësia pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarëve.

Paraqitja e tre mundësve u vlerësua si shumë pozitive dhe pritet të jetë një shtysë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close