Xhihan Adili largohet nga FC Shkupi 

Një tjetër largim nga FC Shkupi. Xhihan Adili është lojtari që nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Çairit në vijim të sezonit. 

Njoftimi i tij në rrietet sociale: 

Sot nuk është e lehtë për mua ti them lamtumirë FC Shkupit. Ky klub ishte vendi ku u rrita si lojtar dhe më shumë si njeri. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo moment i kaluar me këtë fanellë do të mbetet përgjithmonë në zemrën time.

Të mbaj edhe shiritin e kapitenit ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi që do ta kujtoj gjithmonë. Falënderoj nga zemra drejtuesit e klubit për besimin, stafit për përkrahjen, bashkëlojtarët për çdo betejë të ndarë së bashku dhe tifozët Shvercerat për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që nuk do ta harroj kurrë.

Po largohem me respekt dhe shumë krenari që kam qenë pjesë e këtij klubi. FC Shkupi do të mbetet gjithmonë në zemrën time.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close