Ndeshja mes Shkupit dhe Pelisterit e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka marrë një termin të ri. Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që takimi të luhej të shtunën, kjo nuk do të ndodhë.


Problem paraqet gjendja e fushës në “Stadiumin e Qytetit” në Strugë, ku Shkupi i zhvillon ndeshjet e veta si vendas. Bari është tërësisht i përmbytur dhe nuk ka kushte minimale për lojë për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit.
Për këtë arsye, me marrëveshje mes dy klubeve dhe FFM-së, ndeshja në vend të së shtunës është ricaktuar për të martën në të njëjtin termin, nga ora 13:00.

