Koronavirusi po përhapet edhe në ShBA, ku në botën e sportit deri më tani raportohet për dy basketbollistë të Utah Jazz të infektuar.

Me ngjarjet e fundit, në ShBA është suspenduar edhe kampionati i futbollit MLS.
Kampionati do të suspendohet deri në datë të pacaktuar.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe agjencia e lajmeve ‘ESPN’.

