Allegri do ta vazhdojë karrierën si trajner jashtë kufijve të Italisë

Tashmë më shumë se një vit larg fushave të blerta dhe vëmendjes kryesore, Allegri ka filluar të mendojë për rikthimin në punën e trajnerit.

Ish trajneri i Juventus lidhet me skuadra si Manchester United, Arsenal e Bayern Munich, por destinacioni i saktë nuk dihet akoma.

Megjithatë, sipas fjalëve të presidentit të Cagliari, Tommaso Giulini, trajneri italian do të vazhdojë jashtë kufijve.

“Unë kam bërë disa telefonata në fundin e janarit, duke i ofruar Allegrit një punë, duke ditur se do të ishte e pamundur”, ka thënë Giulini, transmeton lajmi.net.

“Massimiliano më tha se aventura e tij do të jetë jashtë kufijve”, ishin fjalët e presidentit të Cagliari.

Paris Saint Germain mund të jetë një nga destinacionet e Allegri, përfshirë edhe skuadrat e përmendura më lartë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close