“Ne do të japim gjithçka nga vetja, ndërsa ëndrra ime është të luaj në një fazë të grupeve me Shkëndijën”, kështu u shpreh Besart Ibraimi pas fitores ndaj FCSB-së në Shkup me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Dhe ëndrra e më të mirit në historinë e klubit nga Tetova u realizua. Shkëndija arriti edhe një fitore ndaj ish-kampionit evropian (1-2) dhe kështu siguroi përballjen me Qarabagun në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ky kualifikim në këtë fazë i garanton tetovarëve pjesëmarrjen në një fazë grupeve, të paktën në Ligën e Konferencës, por mund të jetë edhe në Ligën e Evropës, e madje edhe në Ligën e Kampionëve.
Me këtë, golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Paré dhe Shkëndijës do ta ketë kënaqësinë të përfaqësojë klubin shqiptar dhe Maqedoninë në fazën e grupeve të një gare të UEFA-s.

