FC Shkupi vazhdon të qëndron aktive në merkato, ku pash zhbllokimit në FIFA ka firmosur edhe me disa emra të rinj.

I fundit ishte mbrojtësi Arsim Lamallari të cilin e prezantuan mbrëmë, teksa burimet e “Sportmania” mësojnë se drejtuesit e Shkupit kanë arritur një marrëveshje edhe me një talent.
Bëhet fjalë për Zani Nazifi, 20 vjeçar, ku sezonin e fundit luajti me KF Besën, teksa më herët ishte pjesë e Shkëndijës.
Konkurenca e madhe te Shkëndija, teksa edhe një lëndim që pësoi te Besa, u bë pengesë të eksponimit të potencialit të tij, ndërsa te bardhekaltërit pritet të kthehet në rritëm për të shfaqur më të mirën nga vetja.
Zani Nazifi do të prezantohet ditëve në vijim te FC Shkupi. /Spormania/

