La Liga rifillon më 11 qershor, sezoni i ri nis më 12 shtator

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka bërë të ditur se rifillimi i sezonit në elitën e futbollit spanjoll do të ndodh nga 11 qershori, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka zbuluar edhe datën për sezonin e ri, i cili do të nis më 12 shtator.

“Ky sezon vazhdon nga 11 qershori, ndërsa sezoni i ri fillon më 12 shtator”, ka deklaruar Tebas.

Në La Liga këtë sezon janë zhvilluar 27 xhiro, ndërsa kanë mbetur për t’u luajtur edhe 11 të tjera.

Është Barcelona që kryeson në këtë ligë me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close