Klubi shqiptar nga Tuzi, KF Deçiq, ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit malazez duke fituar Kupën e Malit të Zi, për herë të parë në histori! Pas titullit kampion të vitit të kaluar, ky është trofeu i dytë radhazi për skuadrën shqiptare që vazhdon të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët në rajon.

Goli i vetëm dhe vendimtar në finalen ndaj FK Mornar u realizua nga Asmir Kajeviç në minutën e 24-të, duke vulosur fitoren 1:0 në një mbrëmje magjike për sportin shqiptar.

🎙️ Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, emocionoi me fjalët e tij:
“Edhe një objektiv u realizua… Trofeu i dytë me radhë… Kupa e Malit të Zi në sirtarin tonë… Urime djema…”
🇦🇱 Respekt Deçiqit, krenaria e shqiptarëve në Mal të Zi!

