Zyrtare: AC Milan ndahet me Sérgio Conceição

AC Milan ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin portugez Sérgio Conceição, i cili nuk do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Në komunikatën zyrtare, klubi kuqezi falënderon Conceiçãon dhe stafin e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e bërë gjatë muajve të fundit, duke vlerësuar faktin se ai ishte pjesë e suksesit të fitimit të trofeut të 50-të në historinë e klubit.

Familja rosonere i uron suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close