Ky ishte një hap themelor drejt dhënies të dritës së gjelbër që ndeshjet të rikthehen në rrugën e duhur pas pandemisë koronavirus.

Raporti thotë se CTS “vlerësoi detajet e analizës” të paraqitura nga FIGC, Lega Serie A dhe Shoqata e Lojtarëve, përcjell lajmi.net.
Megjithë thirrjet për ndryshimin ose heqjen e tij, rregulli i karantinës mbetet i njëjtë me protokollin e trajnimit të kontaktit.
Kjo do të thotë nëse një person brenda grupit – lojtar ose anëtar i stafit – teston pozitiv për Covid-19, ai individ është i karantinuar, ndërsa i gjithë grupi duhet të vetizolohet për 14 ditë.
Kjo mbetet një çështje për klubet dhe është kritikuar nga Presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekëve Sportiv, Profesor Enrico Castellacci. /Lajmi.net/

