Pas ndarjes me Jeton Beqirin, Struga Trim Lum ka gjetur trajnerin e ri që do ta udhëheq skuadrën strugane në vijim të sezonit.

Sërgjan Zaharievski është tekniku i ri i Strugës, i cili vjen si zëvendësues i Beqirit në këtë post, duke firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni. Për 46 vjeçarin ky do të jetë angazhimi i tretë në skuadrat nga vendi, përderisa më herët ishte pjesë e Metallurgut dhe Pelisterit.
Kujtojmë që Struga Trim Lumi ditën e djeshme ndaj Vardarit e udhëheqi ndihmës-trajneri, Meriton Gega./Sportmania.al

