Ballkani pëson humbje të rëndë në miqësore, sinjal alarmi apo thjesht një ditë e keqe? 

Ballkani i Suharekës është mposhtur thellë 7:2 nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava në miqësoren e zhvilluar në Antalia. Edhe pse rezultatet në ndeshjet përgatitore nuk kanë rëndësi parësore, një disfatë e tillë ngre pikëpyetje mbi formën e ekipit që ka qenë krenaria e shqiptarëve në Evropë gjatë dy sezoneve të fundit.

Normalisht, këto teste shërbejnë për t’i dhënë mundësi të gjithë lojtarëve dhe për të eksperimentuar me skema të ndryshme, por mbetet për t’u parë nëse kjo humbje ishte thjesht një ditë e keqe apo sinjal i një krize të mundshme në kampin e kampionëve të Kosovës.

Në njoftimin e klubit pas ndeshjes, Ballkani theksoi se të gjithë lojtarët e pranishëm në përgatitje kanë marrë minuta në këtë miqësore, duke lënë të kuptohet se rezultati nuk ishte prioriteti kryesor. Megjithatë, me sezonin e ri që po afrohet, skuadra e Orges Shehit do të duhet të tregojë një tjetër fytyrë për të ruajtur dominimin në futbollin kosovar dhe për të synuar një tjetër aventurë evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close