Novak Gjokovic është eliminuar nga Grand Slami i “Australian Open” në gjysmëfinale nga Alexander Zverev. Në fakt numri i shtatë i ATP-së u detyrua të ndërpresë ndeshjen shkaku i një lëndimi.

Gjokovic ndjeu dhimbje në këmbën e tij dhe kështu u largua nga fusha qysh në setin e parë.
Tensti serb i befasua edhe nga tifozët, të cilët e vërshëllyen gjatë gjithë kohës sa ishte duke u larguar. Kujtojmë që tani Zverev është kualifikuar në finalen e madhe të këtij Grand Slamit të parë për vitin 2025. Ai tani pret fituesin e duelit, Sinner dhe Shelton për ta mësuar kundërshtarin./Indeksonline/

