Çairi sonte luan ndeshjen e dytë ndaj Slavia Prahës 

Skuadra e hendbollit për femra Çair, sonte do të luaj ndeshjen e dytë ndaj Slaiva Prahës në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Europës. 

Ekipi shqiptar synon një paraqitje më të mirë pas humbjes së djeshme në takimin e parë. 

“Synimi është të përmirësojmë përshtypjet nga ndeshja e parë. Në ndeshjen e parë nuk kemi shfaqur thuajse asgjë nga potenciali ynë dhe si rrjedhojë erdhi humbja e thellë”, janë shprehur nga Çairi.  

Dueli ndërmjet Çairit dhe Slavia Prahës zhvillohet sonte në palestrën “Jane Sandanski”, duke nisur nga ora 18:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close