“Nuk e kam humbur kontrollin e ekipit”, Ançeloti është një hap nga historia: Nuk dua surpriza, do ta shihni

Karlo Ançeloti do të luajë një tjetër finale në karrierën e tij. E panumërta… E bashkë me këtë finale, trajneri italian është një hap larg krijimit të historisë në Madrid

.Sonte në mbrëmje, ai mund të bëhet trajneri me më shumë tituj në historinë e Realit të Madridit. Gushtin e kaluar, pasi fitoi Superkupën e Europës, Ançeloti barazoi Mugel Munjoz me 14 tituj. Sonte në Doha, ajo baraspeshë mund të prishet, me Ançelotin që mund të fitojë trofeun e 15-të në histori me “Los Blancos”. Pas tyre është Zinedin Zidan, i cili ka fituar gjithsej 11 trofe në stolin e Madridit.

Ançeloti ka fituar tre Liga të Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, tri Superkupa Europiane, dy Liga, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa spanjolle si trajner i skuadrës së bardhë. I vetëdijshëm për këtë rekord të mundshëm, trajneri i Realit ka folur për mediat para finales, duke i bërë thirrje ekipit të tij për kujdes. Ndonëse Paçuka shihet si një rival i panjohur për Realin, Ançeloti kërkon maksimumin nga skuadra që drejton. “Është diçka e rëndësishme për mua të arrij kaq shumë sukses me këtë klub. Mendoj se kam bërë një punë të mirë dhe dua Natyrisht, është një nder që më krahasojnë me trajnerë kaq të mëdhenj”, tha ai.

14 TITUJ SI TRAJNER I REALIT… – “Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu, sepse padyshim kemi bërë mirë përderisa jemi këtu. Është një dhuratë, po ashtu edhe për Paçukën. Jemi shumë të emocionuar dhe do të përpiqemi ta fitojmë duke marrë parasysh vështirësitë. Emocioni i momentit është të jesh këtu”.

MBAPE – “Situata e tij është e thjeshtë, u stërvit dje dhe pati përgjigje të mirë nga trupi i tij. Nëse është mirë, ai do të luajë, por nëse ka një rrezik minimal, ai nuk do ta bëjë këtë. Ajo e djeshmja ishte diçka pozitive, ndjesitë ishin shumë të mira dhe ne jemi optimistë”.

RËNDËSIA E NDESHJES – “Vijmë në këtë ndeshje më mirë se një muaj më parë. Jemi shumë të emocionuar për të sjellë Kupën e vjetër Ndërkontinentale në shtëpi”.

DREJTIMI I SKUADRËS – “Po më pyet nëse kam humbur kontrollin e ekipit? Sigurisht që jo. Në futboll duhet të kalosh momente të vështira, herë vijnë në tetor-nëntor dhe herë në prill-maj. E rëndësishme është të vijë shpejt, sepse të jep mundësi ta shpëtoni sezonin. Me siguri do të jemi shumë konkurrues në pjesën e dytë të sezonit, ne jemi ende gjallë dhe unë nuk e kam humbur kontrollin”.

NDESHJA KUNDËR PAÇUKËS – Të gjitha ndeshjet janë një kurth, nëse Paçuka ka mbërritur këtu do të thotë se ka diçka. Duhet ta respektojmë për atë që është dhe për cilësinë që ka. Nuk dua asnjë surprizë në finale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close