Simone Inzagi i trembet takimit ndaj Lacios: Sfidë e komplikuar për mua dhe Interin

Java e 16-të e Serie A do të mbyllet me një ndeshje “big” mes Lazio dhe Inter, sfidë që do të luhet në stadiumon “Olimpiko”. Për trajnerin e Interit, Simone Inzagi, kjo mbetet një sfidë e veçantë, pasi luan kundër një ekipi që e ka drejtuar dikur dhe që po kalon një formë të mirë.

Sigurisht që do të jetë një ndeshje e komplikuar kundër një skuadre që ka fituar takime këtë sezon. Edhe kur nuk ka fituar ka luajtur gjithmonë ndeshje të shkëlqyera. Ndaj, do të duhet ta interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme për të marrë maksimumin”, tha Inzagi.

E pranoj se kjo ndeshja nuk do të jetë kurrë si të tjerat për mua edhe pse nuk është hera e parë që kthehem në Olimpico si kundërshtar. Nuk e harroj udhëtimin tim këtu, mes fushës dhe pankinës, por tani mendoj vetëm për Inter. Ndihem mirë këtu dhe i vlerësuar nga të gjithë, prandaj jam krenar për atë që po bëj”, shtoi Inzagi.

Interi përballet me Lacion pas humbjes së parë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet europiane marrin energji, por kjo vlen për të gjitha skuadrat, edhe për Lazio. Ne do të bëjmë më të mirën si gjithmonë. Lazio është një ekip i mirëorganizuar dhe solid në lojë, po bëjnë gjëra të shkëlqyera,” tha në fund Inzagi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close