Gjigantët e Serisë A, Interi dhe Juventusi do të përfaqësojnë Serinë A në Kupën e Botës për Klube 2025, që do të mbahet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik të vitit të ardhshëm.

“Nerazzurrët” dhe “Biankonerët” do të vendosen në vazon 2 në shortin e fazës së grupeve, por Juventusi, në letër, do të përballet me kundërshtarë më të ashpër se rivalët e tyre vendas. Në fakt, katër klubet më të mira evropiane në vazon 2, përfshirë Interin, do të çiftohen me një nga katër amerikano-jugorët në vazon 1, kështu që ata gjithashtu do të shmangin Botafogon ose Boka juniorsin në vazon 3.
Nga ana tjetër, katër klubet evropiane të mbetura në vazon 2 do të çiftohen me një klub evropian në vazon 1, kështu që ata mund të marrin edhe Botafogon ose Boka Juniorsin nga vazo 3.
“Asnjë grup nuk mund të ketë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë. Kjo vlen për të gjitha konfederatat, përveç UEFA-s (Europë), e cila do të përfaqësohet nga 12 klube në turne. Prandaj, katër nga tetë grupet do të kenë dy klube evropiane,” shpjegoi FIFA.
Interi është në të njëjtin vazo me Juventusin, por, siç shpjegohet nga ‘Gazzetta”, “Nerazzurrët” janë vendosur më lart në renditje, që do të thotë se do të jenë klubi i vetëm evropian në grupin e tyre. Kundërshtarët e mundshëm të Interit nga vazo 1 janë: River Platë, Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense.
Nga ana tjetër, Juventus do të marrë një tjetër klub nga i njëjti kontinent, që do të thotë se do të çiftëzohet me një mes Man. Siti, Real Madridi, Bajern Munihu ose PSZH nga vazo 1.
Vazot e shortit të Kupës së Botës për Klube FIFA 2025
Vazo 1: Man. Siti, Real Madrid, Bajern Munihu, PSZH, Flamengo, Palmeiras, River Plate, Fluminense
Vazo 2: Çellsi, Borusia Dortmund, Inter,Porto, Atletiko Madrid, Benfika, Juventusi, Salzburg
Vazo 3: Al-Hilal, Ulsan HD, Al Ahli, Vidad Kasablanca, Monterej, Leon, Boka Juniors, Botafogo.
Vazo 4: Urava, Al-Ain, ES Tunis, Mamelodi Sundans, Paçuka, Sietëll, Oklend Siti, Inter Majami

