Rashford thumbun Ten Hagun: Trajneri i ri ka sjellë ndryshimet e duhura

Sulmuesi anglez Markus Rashford duket se ka rilindur me ardhjen e trajnerit të ri Ruben Amorim. Ylli i Man. Junajtedit shënoi një dygolësh kundër Everton, në fitoren 4-0 të pak ditëve më parë.

“Është një rezultat shumë i mirë. Është e rëndësishme ta arrijmë atë me një trajner të ri dhe një mënyrë të re të lojës, kur ne jemi ende duke mësuar. Ne duhet ta ndjekim këtë performancë dhe të fitojmë në raundin e mesjavës”, tha Rashford.

Anglezi analizon situatën që ai dhe shokët e tij të skuadrës po përjetojnë.

Të gjithë ne, duam të kthehemi në maksimumin tonë dhe më pas të shtyjmë për t’u përmirësuar. Amorim mbërriti në një periudhë sfiduese me një qëndrim të shkëlqyer dhe ua kaloi atë lojtarëve. Është ende herët, por ndihem i emocionuar dhe gati për ndeshjen e radhës. Falënderoj tifozët për mbështetjen, pasi atmosfera e ndihma e tyre në këto momente është e rëndësishme”, tha Rashford.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close