Liverpulli hyn në garë me Man. Sitin për mbrojtësin holandez te Leverkuzeni

Man. Siti është futur në një krizë sportive, ku nuk fiton prej shtatë ndeshjeve, duke humbur gjashtë prej tyre përfshirë katër radhazi në Premier Ligë. Pep Guardiola ka konfirmuar se kjo krizë ka ardhur edhe falë lëndimeve të shumta që ka pasur në skuadrën e tij.

Në afatin kalimtar të janarit, Man. Siti dëshiron të përforcohet dhe mbrojtja është pika e dobët e tyre. Mbrojtësi holandez Xheremi Frimpong është një objektiv i madh i Man. Sitit, me holandezin që po shkëlqen me Bajer Leverkuzenin.

23-vjeçari ka qenë pjesë e Akademisë së Sitit nga viti 2016 deri në vitin 2019, por pa arritur të bëj debutimin me ekipin e parë.Pep Guardiola e vlerëson shumë holandezin dhe dëshiron transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Leverkuzen e vlerëson yllin holandez 50 milionë euro, derisa në garë fuqishëm është edhe rivali i Cityt, Liverpulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close