Statistikat trembin Rumaninë para ndeshjes me Kosovën! Zero Fitore.

Ky është titulli me të cilin e ka nisur shkrimin mediumi “Fanatik.ro”, para duelit të pestë të Grupit C2 të Ligës së Kombeve. Gjyqtar i ndeshjes do të jetë Morten Krogh nga Danimarka.
Me gjyqtarë nga Danimarka, ekipet rumune nuk kanë asnjë fitore.
“Misioni i ‘trikolorëve’ mund të vështirësohet për shkak të gjyqtarit danez Morten Krogh, i njohur për gabimet në ndeshjen FCSB – Sparta Praga. Rumania nuk i ka numrat në të mirë të vet në ndeshjet ku gjyqtar janë danezët”, ka shkruar ndër të tjera mediumi rumun.
Rumania asnjëherë nuk ka fituar në 10 ndeshje me gjyqtarë danezë. Ka pësuar gjashtë disfata dhe ka marrë tri barazime. Nuk e ka asnjë fitore./Koha.net/

