Zyra e Taksave Italiane cakton çmimin e stadiumin “San Siro”

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Zyra e Taksave Italiane do të informojë klubet milaneze se vlera e zonës së San Siros, përfshirë Stadio Meazzan, është 200 milionë euro. Bashkia e Milanos zotëron stadiumin dhe zonat përreth. Gazeta italiane citon burimet e qeverisë dhe thotë se klubet do të marrin një komunikim zyrtar nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit.

Mediumi thekson se tarifa nuk mund të negociohet pasi është një vlerësim zyrtar i bërë nga autoritetet.

As Interi dhe as Milani nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj lajmit, por joformalisht, Nerazzurrët duken më të hapur se Rossonerët për të blerë San Siron. Në fakt, kuqezinjtë kanë paguar tashmë 40 milionë euro për të blerë një zonë në San Donato, opsioni i tyre kryesor për ndërtimin e një stadiumi të ri në pronësi të klubit.

Në të njëjtën kohë, të dy klubet duhet të konsiderojnë edhe një herë se nëse blejnë San Siron, do të duhet të investojnë më shumë para në punën e rinovimit dhe është ende e paqartë nëse ata mund të anashkalojnë ligjet për monumentet historike dhe ikonat kulturore që parandalojnë prishjen e San Siros.

“Uembli u shkatërrua gjithashtu dhe ishte edhe më ikonik se San Siro”, tha presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, në fillim të këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close