Mançester Siti kërkon mesfushorin e Realit, si zëvëndësues të Kevin De Bryjnes?

Mançester Siti po monitoron situatën me mesfushorin e Real Madridit, Arda Guler. Turku i talentuar vazhdon të mos marrë shumë minuta që nga fillimi i sezonit, pavarësisht paraqitjeve të mira në fund të sezonit të kaluar dhe gjatë EURO 2024.

Futbollisti 19-vjeçar nuk është veçanërisht i kënaqur me situatën, ndaj “qytetarët” mund të tentojnë ta tërheqin nga “Santiago Bernabeu”, shkruan media turke “Fanatik”.

Që nga fillimi i sezonit, Güler ka luajtur 11 ndeshje për Real Madridin, por vetëm në tre prej tyre ka luajtur. Turku ka kaluar më pak se 300 minuta në fushë, pa shënuar gol apo asistuar.

Man. Siti po e konsideron Gylerin si një opsion për të zëvendësuar Kevin de Brujne. Kontrata e 33-vjeçarit belgu skadon në fund të sezonit dhe në këtë moment nuk ka asnjë tregues se do të rinovohet.

Thuhet se vetë lojtari po mendon të kërkojë një sfidë të re dhe të largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pranuar një ofertë nga San Diego.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close