Alonso flet për mundësinë që të ulet në pankinën e “Djajve të Kuq”

Çabi Alonso i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për drejtimin e Man. Junajtedit pasi u lidh me zëvendësimin e holandezit Erik ten Hag. Puna e Ten Hag në “Old Trafford” mbetet nën kërcënim pas fillimit më të keq të klubit në një sezon në Premier Ligë.

Junajted tani është pa fitore në pesë ndeshje në të gjitha garat pas barazimit 0-0 ndaj Aston Villas dhe performanca nuk bëri shumë për të treguar që Ten Hag është në gjendje t’i kthejë gjërat në vend. Një mori e tërë menaxherësh janë këshilluar për të zëvendësuar Ten Hag, duke përfshirë emra si Tomas Tushel, Geret Sauthgejt dhe Simone Inzagi.

Emri i Alonsos u hodh gjithashtu në listë nga mediat në Spanjë, pasi më parë ishte lidhur me Liverpullin dhe Bajern Munihun në verë pas një triumfi mahnitës pa humbje në Bundesligë me Bajer Leverkuzen. Por, Alonso ka ende një lidhje të fortë me Liverpullin, ku luajti 210 herë dhe fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005. Dhe duke pasur parasysh komentet e tij për klubin në vizitën e tij të fundit në Anfield, duket e pamundur që ai të jetë i gatshëm të bashkohet me United.

Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Liverpullit në vitin 2022 kur u kthye për një lojë bamirësie.

Kudo që të jeni në botë, tifozët e Liverpullit ju kujtojnë dhe ju mbajnë më afër klubit. Kjo është gjëja më e mirë e Liverpullit. Gjithë mbështetjen dhe gjithë familjen që është në mbarë botën”, përfundoi Alonso.

Junajted e gjen veten në vendin e 14-të në Premier Ligë pas shtatë ndeshjeve, pasi ka arritur vetëm një fitore. Megjithatë, sipas ESPN, ka një “marrëveshje private” midis drejtuesve të Man. Junajtedit se ata nuk janë të prirur për ta shkarkuar Ten Hag pasi i kanë dhënë 200 milionë funte për t’i shpenzuar gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close