Legjenda e United që kaloi tërë karrierën në ‘Old Trafford’ duke qëndruar 24 vite, pati mundësi të punojë edhe me lojtar i Eric Cantona, Wayne Rooney dhe Ruud van Nistelrooy.

Por Giggs, tani ka rezervuar lëvdata të veçanta për super yllin portugez të cilin e cilëson si të shkëlqyer, ndërsa për Scholes thotë se ishte një makth të luash kundër tij në stërvitje.
“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Cristiano Ronaldo”, deklaroi Giggs, kur u pyet për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur, përcjell lajmi.net.
“Natyrisht ai ishte atje vetëm për një kohë të shkurtër dhe ai ishte i shkëlqyeshëm për United dhe më pas vazhdoi të bëjë akoma më mirë diku tjetër”.
Por, duke u ndalur vetëm tek United, Giggs ka zgjedhur Scholes, si lojtarin më të mirë.
“Scholes është lojtari më i mirë më të cilin kam luajtur tek United. Ju e keni parë gjithë në stërvitje, por nuk mund të afroheshit tek ai”./Lajmi.net/

