Artan Iljazi: Ta nisim me këmbë të mbarë, ambiciet tona dihen, titulli kampion! 

Shkupi sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut e nis ndaj Voska Sortit. Para këtij starti, nga tabori i Shkupit ka folur kapiteni, Artan Iljazi. 

“Nesër fillon ndeshja e parë e kampionatit. Ne, si ekip, jemi përgatitur maksimalisht. Kemi ndërtuar një ekip me shumë risi dhe futbollistë të rinj me cilësi të lartë. Ambiciet tona dihen para fillimit të sezonit, që synojmë titullin kampion dhe shpresojmë ta nisim me këmbë mbarë. Me ndihmën e „Shvercerave“, tifozëve tanë besnikë, shpresojmë që në fund të shpërblehemi me rezultate pozitive dhe trofe të fituar”, ka thënë kapiteni Iljazi. 

Ndeshja FC Shkupi – Voska Sport do të zhvillohet të dielën, në ora 17:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close