Strugës i ngeli “hatri”?! Ende asnjë fjalë për ndarjen me Besart Ibraimin 

Besart Ibraimi bëri një lëvizje pak para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke u larguar nga Struga dhe u rikthye te Shkëndija e Tetovës ku i kishte kaluar vitet më të mira të karrierës së tij si futbollist. 

Vet sulmuesi kërçovar fillimisht konfirmoi largimin dhe falenderoj skuadrën kampione. Shkëndija nga ana tjetër, ditën e enjte bëri prezantimin e tij të përgatitur në një formë dokumentari, ndërsa struganët u mjaftuan vetëm me një story në facebook dy ditë pas ndarjes dhe pa sqarim për fundin e bashkëpunimit. 

Te Struga Trim Lum ende vazhdojnë të heshtur. Kampionët në fuqi, nuk e kanë shkruar një fjalë të vetme, ku të paktën pritej një njoftimin për ndarjen me sulmuesin e tyre më të spikatur që kishin në skuadër, teksa postimi i tyre i fundit për Ibraimin ishte para ndeshjeve europiane, kur njoftuan për rinovimin me të.

Një njoftim i tillë zyrtar nuk ekziston as në web faqen e tyre se Besart Ibraimi nuk është më pjesë e tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close