ZYRTARE: Stam emërohet trajner i Cincinnati

Ikona e mbrojtjes holandeze, Jaap Stam, është bërë tashmë edhe zyrtarisht me punë të re.

Lajmin e ka konfirmuar vet Stam, i cili ka bërë të ditur për punën te skuadra e MLS, Cincinnati, transmeton lajmi.net.

Stam më parë ka drejtuar skuadrën e madhe holandeze, Feynoord, kurse një aventurë pati edhe me Reading në Angli.

Kjo pritet të jetë një sfidë mjaft interesante për holandezin. Ai ka thënë se për të do të jetë një ëndërr që të punojë me Cincinnati. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close