Futbollisti i famshëm kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur të largohet nga Arabia Saudite dhe të rikthehet në Evropë.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, raporton se ish-mesfushori i Barcelonës ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Hajdukut të Splitit, shkruan Indeksonline
Rakitiqi pritet t’i bashkohet skuadrës kroate dhe të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2026, aty ku luan edhe mesfushori anësor i Kosovës, Emir Sahiti.
Gjithashtu Rakitiqi do ta ketë trajner legjendën e futbollit italian, Gennaro Gattuso.

