Trajneri i Noah: Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Shkëndijës

Shkëndija dhe Noah nesër përballen në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të Ligës së Konferencës. tetovarët kanë negativ prej 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Armeni.

Trajneri Rui Tomas dhe futbollisti Miljkoviç kanë folur nga Shkupi para këtij dueli.

Aleksanser Miljkoviç – futbollist i Noah:

“Kemi mbyllur ndeshjen e parë në shtëpi, tani nap ret ndeshja e kthimit. Shkojmë hap pas hapi, kemi punuar shumë. Duhet të ndjekim rekomandimet e stafit teknik. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Kemi analizuar oponentin, për ne është me rëndësi të japim tjetër perfomancë pozitive”.

Rui Tomas Faustino Punto da Mota – Trajner i Noah:

“Mirë tha futbollisti kemi mbyllur vetëm pjesën e parë dhe nap ret edhe ndeshja e dytë. Sigurisht kemi rezultat të mirë, por edhe luajmë me kundërshtar serioz me lojtar shumë cilësor. Kemi punuar mirë dhe kemi analizuar ndeshjen e fundit për të parë se ku mund të përmirësohemi. Na pret ndeshje e vështirë dhe duhet të japim më të mirën për të dal fitues nga këto dy ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close