Të inspiruar nga ndeshja Barca – PSG, Franca fut në fjalorin e saj fjalën ‘Remontada’

Le Point raporton sot se versioni i vitit 2021 i fjalorit francez më të madh dhe më të famshëm, Larousse, do të përfshijë në të fjalën “Remontada”, me përkufizimin e mëposhtëm, transmeton lajmi.net.

”REMONTADA (në spanjisht “rikthim”) 1. Sport. Një rikthim i papritur në rezultatin që lejon një ekip që po humbet të fitojë një ndeshje në futboll, pavarësisht se ka pasur një hendek të madh në pikët/rezultatin midis dy skuadrave; një fitore e papritur e një skuadre ose e një lojtari gjatë një gare, cilado qoftë ajo. 2. Politikë. Fitore spektakolare e një partie ose një politikani, pas një humbjeje elektorale etj”.

Fjala Remontada u bë e famshme në Francë së pari në vitin 2017, kur PSG e Unai Emery u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Barcelona, e cila fitoi ndeshjen e dytë me rezultat 6:1, pas humbjes 4:0 në takimin e parë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close