Besa e Dobërdollit dinë çfarë të zgjedh, e dëshiron me çdo kusht Qatip Osmanin 

Nga sezoni i ri, Liga e Parë e futbollit do të ketë edhe një ekip tjetër shqiptar dhe ajo do të jetë Besa e Dobërdollit. Kampionët e Ligës së Dytë do të luajnë për herë të parë në mesin e më të mirëve të elitës vendore, teksa nga tani kanë nisur për të ndërtuar ekipin që duhet për ligën më të fortë të Maqedonisë së Veriut. 

Me pensionimin nga futbolli i luajtur të Izair Emini, i njejti pritet të merr postin e drejtorit sportiv te Besa e Dobërdollit. 

Ndërkohë ashtu siç arrin të mësoj portali “Sportmania”, drejtuesit e Besës e dëshirojnë me çdo kusht teknikun e njohur tetovar, Qatip Osmani. Ky i fundit aktualisht është i lirë, pas ndarjes me Vllazninë e Shkodrës dhe për Besën mund të jetë një super trajner që do ti drejtoj në sezonin debutues. 

Gjithsesi, mbetet të shihet në vijim, se kjo dëshirë e drejtuesve të Besës a do të “konvertohet” në realizim apo do të mbetet opsion për në të ardhmen. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close