Serie A po vazhdon të hartojë plane sa i përket rinisjes së mundshme të sezonit, megjithatë rezistenca e skuadrave është mjaft e madhe.

Protokolli i cili gjeti pajtueshmëri mes Qeverisë së Italisë dhe FIGC, u kundërshtua nga skuadrat. Ankesat nuk po ndalen as së fundmi.
Është skuadra e Udinese ajo që me një komunikatë zyrtare ka shprehur pakënaqësinë, duke thënë se është çmenduri rikthimi në fushat e blerta.
“Nëse data për fillimin e Serie A do të konfirmohet të jetë 13 qershori, do të jetë një çmenduri absolute për lojtarët dhe klubet”, ka thënë drejtori teknik i Udinese, transmeton lajmi.net.
“Pozita ynë është që duhet të kthehemi në fushë vetëm nëse shëndeti dhe siguria e lojtarëve, si dhe stafit, mund të garantohet”, shtoi Marino.
Klubet e Serie A mund të rifillojnë stërvitjet grupore duke filluar nga sot, pasi një dritë të gjelbër ka dhënë kryeministri i vendit në Itali, Giuseppe Conte.
Stërvitjet grupore duhet të bëhen pa kontakte, të paktën derisa protokolli mjekësor të miratohet. /Lajmi.net/

