I paarritshmi Haaland, bën “triple-double” me gola këtë sezon

19 vjeçari, Haaland, është futbollisti i vetëm këtë sezon që ka shënuar mbi dhjetë gola në tri kompeticione të ndryshime.

Haaland gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e Salzburg në Austri, për të cilët shënoi 16 gola vetëm në ligë. Në Ligën e Kampionëve, Haaland ka shënuar 10 gola.

Ky lojtar i jashtëzakonshëm, me gola ka vazhduar edhe pas transferimit te Borussia Dortmund, duke shënuar po ashtu 10 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close