Shënohen 4 gola, por përfundon pa fitues spektakli mes Koln dhe Mainz

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, që shënuan që në minutën e 6’ nga penalltia me anë të Mark Uth.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit dyfishuan epërsinë, nëpërmjet Florian Kainz.

Vazhdimi i ndeshjes u takoi mysafirëve, që arritën të shmangin humbjen, duke shënuar dy herë.

Taiwo Awoinyi në minutën e 61’ fillimisht ngushtoi epërsinë në 2:1, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 72’, nga Pierre Kunde.

Pas këtij barazimi, Koln mbetet në vendin e 10 me 33 pikë, ndërsa Mainz me 27 pikë në vendin e 15.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close